• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Nisin punën 9 drejtorë të klinikave në QKUK

Nëntë drejtorë të klinikave në Qendrën Klinike Universifare të Kosovës, të zgjedhur me konkurs të brendshëm, kanë marrë detyrën sot zyrtarisht.

Në praninë e kryesueses së Bordit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Agreta Gecaj- Gashi dhe drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, ata kanë nënshkruar kontratat. Menaxhmenti i SHSKUK-së u uroi suksese drejtorëve, derisa kërkoi nga ta që të jenë në nivel të detyrës, të marrin përgjegjësitë dhe të angazhohen maksimalisht në përmirësimin dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për pacientët. Ata u shprehën të bindur që drejtorët e klinikave, duke marrë parasysh edhe punën por edhe përvojën e tyre, do të përmbushin me sukses misionin e tyre. Drejtorët e zgjedhur janë; Naser Syla, drejtor i Klinikës Emergjente Shemsi Veseli, drejtor i Klinikës së Biokimisë Violeta Zatriqi, drejtoreshë e Kirurgjisë Plastike Gazmend Spahija, drejtor i Klinikës së Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv Qendror Merita Sadiku- Emini, drejtoreshë e Klinikës së Endokrinologjisë Besnik Elshani, drejtor i Klinikës së Neurokirurgjisë Musa Hoxha, drejtor i Klinikës së Pulmologjisë Fitore Komoni, drejtoreshë e Klinikës së Gastroentrologjisë Arben Vishaj, drejtor i Klinikës Infektive

Fotografite e bashkangjitura