• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Në Klinikën e Pediatrisë me sukses po kryhet biopsia e palcës kockore

Klinika e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka aktivizuar një shërbim të ri diagnostik.

Në Repartin e Hemato-Onkologjisë ka filluar të realizohet biopsia e palcës kockore nga një ekip mjekësh i trajnuar mirë, një procedurë shumë e rëndësishme rëndësishme, por e kushtueshme, e cila, më herët, është kryer vetëm jashtë vendit. Rritja dhe përmirësimi i shërbimeve mjekësore për pacientin, është obligim dhe prioritet i përbashkët i yni.