• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Kryhen operacionet e para për rikonstruksion të gjirit

Në Kirurgjinë Plastike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës po bëhen operacionet e para për rikonstruktimin e gjirit.

Sipas programit operativ, për tri ditë do të operohen 6 gra. Gjatë tetorit, muajit të ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit, në Kirurgjinë Plastike kanë filluar kontrollat mjekësore të grave, që janë operuar nga kanceri i gjirit. Ndërkaq, një muaj më vonë, bashkë me kirurgët plastikë, Erik Vogelenzang, përfaqësues i një kompanie gjermane, që i ka dhuruar QKUK-së donacionin me protezat e gjirit dhe udhëheqës i projektit për mbështetjen e grave me kancer në nivel global, ka bërë matjen e ekspanderëve indorë dhe implanteve të duhura te gratë që ishte planifikuar të operohen.

Fotografite e bashkangjitura