• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Vendoset pejsmejkeri i përhershëm në Klinikën e Kardiologjisë

Në Klinikën e Kardiologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës - Shërbimi i Elektrostimulimit dhe Elektrofiziologjisë, është kryer një ndërhyrje e rrallë dhe e suksesshme, kësaj here në bashkëpunim me Shërbimin Klinik të Kardiokirurgjisë.

Bëhet fjalë për implantimin e pajisjes hapshënuese të përhershme artificiale të zemrës (Permanent Pacemaker) përmes venës femorale, përkatësisht v. kava inferior te një pacient me indikacion absolut për të, ku edhe pas disa tentativave nuk ishte arritur qasja standarde për këtë procedurë (nga venat e ekstremiteteve të sipërme) për shkak të deformiteteve të theksuara të krahërorit, çrregullimit të raporteve anatomike mes enëve të mëdha të gjakut dhe kalueshmërisë së tyre- të verifikuara me metoda imazherike. Kjo përbën një qasje të pazakontë, të rrallë, por gjithsesi një zgjidhje alternative për një pacient kompleks, me indikacion vital për hapshënues artificial (pacemaker), të përshkruar edhe në literaturë. Intervenimi u krye për herë të parë në QKUK, në një bashkëpunim të suksesshëm mes këtyre dy shërbimeve.

Fotografite e bashkangjitura