• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

ShSKUK mbjati mbledhje komemorative në përkujtim të Dr. Muharrem Krasniqi

Në sallën e Klinikës së Kirurgjisë në QKUK, është mbajtur mbledhje komemorative për të përkujtuar punën dhe veprimtarinë profesionale të dr. Muharrem Krasniqi, specialist i Klinikës së Anesteziogjisë dhe Reanimacionit në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.

Mjekë, kolegë, miq dhe bashkëpunëtorë kanë përkujtuar figurën e dr. Krasniqit, i cili për shumë vite shërbeu me përkushtim ndaj pacientëve. Në emër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar, drejtori i ShSKUK-së, dr. Valbon Krasniqi, shprehu ngushëllime familjarëve, kolegëve dhe të pranishmëve, duke thënë se lajmi për ndarjen nga jeta të kolegut dhe profesionistit tonë të çmuar dr. Muharrem Krasniqi, e pritem me pikëllim të thellë. Ai tha se familja humbi prindin, bashkëshortin dhe të afërmin e tij, ndërkohë mjekësia kosovare humbi njeriun që dha shumë për shëndetësinë kosovare. Duke shtuar se dr. Muharrem Krasniqi nuk u ndal asnjëherë së dhëni ndihmë edhe pacienteve për rastet Covid. Ndërsa në emër të Shoqatës së Anesteziologëve të Kosovës dr. Shaqir Uka, tha se dr.Muharremi do të mbetet një referencë në anesteziologjinë kosovare për punën, kontributin dhe profesionalizmin. “Familje e nderuar Krasniqi, jetoni me kujtimet më të mira për të, sepse ai la pas vete trashëgiminë e njeriut të mirë , bashkëshortit e babait të përkushtuar”, tha dr. Uka.

Fotografite e bashkangjitura