• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Klinika Emergjentr, 230 pacientë për 24 orë

Sipas raportit të punës për datën 13 prill 2022, në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës 230 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

52 pacientë janë trajtuar në Dhomën e Reanimimit (Dhoma e Kujdesit të Avancuar Emergjent), ndërsa janë kryer edhe 38 vizita kirurgjike, 72 vizita internistike dhe janë shënuar 44 raste ortopedike. Si pasojë e aksidenteve në komunikacion, gjatë 24 orëve të fundit, në Klinikën e Emergjente u trajtuan 13 pacientë.