• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Në Klinikën e Kirurgjisë vaskulare kryhet një operacion për herë parë

Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare, Qendra Klinike Universitare e Kosovës, është kryer një operacion i rrallë dhe i ndjeshëm- për herë të parë në Kosovë

. Kirurgët vaskularë, të asistuar nga ekipi i anesteziologëve dhe ekipi i urologëve, kanë operuar një paciente të moshës 65 vjeçare me aneurizëm të Aortës Abdominale dhe me Ren Arkuata (veshka në formë të patkoit). Aneurizma e Aortës Abdominale me koekzistencë me Ren Arkuata është shumë e rrallë, ndodh vetëm në 0.12% të rasteve në botë. Pas trajtimit disa ditor në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare, pacientja është liruar për në shtëpi me gjendje stabile shëndetësore.