• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Sqarim nga ShSKUK

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës njofton se inicimi për hetimin e rastit nga Prokuroria për 3 zyrtarët e IT-së, është bërë me kërkesë të ShSKUK-së, bazuar në raportin  e Auditorit të Brendshëm të ShSKUK-së.

Në lidhje me ngritjen e aktakuzës për tre zyrtarë të IT-së, nga ana e Prokurorisë Themelore në Prishtinë,  ShSKUK ka ofruar bashkëpunim të plotë me Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë e Kosovës të cilët i falënderon për bashkëpunim. ShSKUK mbetet e përkushtuar për të parandaluar dhe luftuar çdo keqpërdorim nga  kushdo qoftë.