• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

QKUK: Për 24 orë, 213 vizita mjekësore emergjente

Klinika Emergjente e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në 24-orët e fundit ka ofruar shërbime shëndetësore për 213 pacientë.

Në këtë periudhë kohre janë kryer 4 operacione në sallën emergjente, janë mjekuar 16 pacientë si pasojë e aksidenteve në trafik. 28 pacientë janë spitalizuar për trajtim të mëtejmë mjekësor në klinikat kirurgjike dhe internistike.