• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Misioni humanitar, do të operohen 10 fëmijë me probleme në zemër

Nga data 7 maj 2022 deri më 14 maj 2022 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ( Klinika e Pediatrisë, Klinika e Kardiokirurgjisë dhe Klinika e Kardiologjisë), do të zhvillohet Misioni i radhës i Organizates Humanitare- GOLI, GOL Kosova, në bashkëpunim me mjekët vendorë nga këto klinika, me qëllim trajtimin e fëmijëve me keqformime të lindura të zemrës.

Marrin pjesë mjekët nga ShBA, të udhëhequr nga Dr. Harm Valvis dhe Dr. Herbert Shtern dhe ekipi i kardiokirurgjisë nga Gjenoa e Italisë, të udhëhequr nga kardiokirurgët Dr. Françesko dhe Dr. Ribera Santoro. Për dy ditë, (7 dhe 8 maj 2022) janë ekzaminuar 56 fëmijë dhe pritet që deri në fund të misionit të ekzaminohen edhe 54 fëmijë. Gjatë kësaj periudhe, planifikohet të bëhen 10 operime në zemër të hapur dhe të trajtohen 20 fëmijë me procedura të kardiologjisë intervente.

Fotografite e bashkangjitura