• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Klnika Emergjente për katër ditë trajtoi 970 pacientë

Për 4 ditë, në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës 970 persona kërkuan ndihmë mjekësore.

Në Dhomën e Reanimimit ( Dhoma e Kujdesit të Avancuar Emergjent) u trajtuan 214 pacientë, në Dhomën e Shërbimit Kirurgjik 169 dhe në Dhomën e Shërbimit Internistik 276 pacientë. U kryen edhe 239 vizita ortopedike, ndërsa, si pasojë e lëndimeve të marra në aksidente komunikacioni, u trajtuan 51 persona.