• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

QKUK: Ulet lista e pritjes për gastroskopi

Në Klinikën e Gastroenterologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, pacientët nuk presin gjatë më për të marrë shërbime mjekësore specifike.

Lista e pritjes është reduktuar dukshëm. Për ta kryer një gastroskopi ose kolonoskopi në rastet jo urgjente, një qytetarit i duhet të presë 1 muaj, në situata të rralla deri në 2 muaj, varësisht nga indikacioni dhe përcjellja endoskopike. Gjatë 3 muajve të parë të këtij viti, janë kryer 497 gastroskopi dhe 350 kolonoskopi, bën të ditur raporti i punës.