• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Pacientët me Sklerozë Multiple regjistrohen me kartelë elektronike

Pacienët e diagnostikuar me Sklerozë Multiple, që marrin shërbime mjekësore në Klinikën e Neurologjisë, tashe tutje do të kenë kartelën e tyre elektronike të regjistrimit.

Aktivizimi i shërbimit përmes kartelës elektronike është bërë i mundur nga ana e Shërbimit të Teknkologjisë Informative në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Sistemi CLARIUM është donacion nga kompania Roche që nga viti 2019, por nuk ishte funksionalizuar asnjëherë. Falë angazhimit dhe punës profesionale të stafit të IT-së, u bë i mundur funksionalizimi dhe aktivizimi i këtij sistemit, i cili do t’i ndihmojë stafit mjekësor në ofrimin e shërbimeve sa më kualitative për pacientët e diagnostfikuar me Sklerozë Multiple. Mbajtja dhe përditësimi online i softuerit mundëson qasje të lehtë të mjekëve, që manovrojnë me të dhe qasjen nga pika të ndryshme, duke i eliminuar barrierat fizike. Përdorimi i lehtë i saj mundëson kursimin e kohës dhe lehtësimin e futjes së të dhënave. Ajo mundëson gjenerimin e informatave të çfarëdoshme që mund të jenë të nevojshme, duke mundësuar kësisoj edhe përpunimin e lehtë statistikor të tyre që i hapin rrugë botimeve, publikimeve dhe prezantimeve të ndryshme. Pjesa e domosdoshme e punës është evidentimi, arkivimi dhe përcjellja dinamike e pacientëve, me qëllim të vlerësimit të ecurisë së sëmundjes dhe ndikimit të terapisë në parandalimin e keqësimit të saj. Sistemi mundëson futjen e të dhënave demografike, klinike, radiologjike dhe laboratorike të pacientëve, përditësimin e vazhdueshëm të tyre në kohë reale, përcjelljen e pacientit me të gjitha të dhënat klinike dhe rrjedhimisht vendime të sakta për ecurinë e sëmundjes dhe të terapisë. Njësia e Sklerozës Multiple (MS), në kuadër të Klinikës së Neurologjisë në 3 vitet e fundit ka pasur shtim të fluksit dhe vëllimit të punës, e cila rritje ka ardhur si pasojë e dedikimit të një pjesë të stafit dhe të infrastrukturës së Klinikës për diagnostikimin, trajtimin dhe përcjelljen e pacientëve të diagnostikuar me këtë sëmundje.​ Në fund të vitit 2019 është bërë zgjerimi i listës esenciale të barnave me ç'rast është arritur të mbulohet momentalisht nevoja e pacientëve kosovarë për trajtim.

Fotografite e bashkangjitura