• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

U shënua Dita Ndërkombêtare e Skelerozës Multiple

Në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Sklerozës Multiple, profesionistë të fushës së neurologjisë kanë diskutuar për qasjen aktuale në diagnostikimin dhe menaxhimit të pacientëve me Sklerozë Multiple.

Me këtë rast u tha se ka përparim në trajtimin dhe diagnostikimin e kësaj sëmundje tek pacientët kosovarë, por nevojitet edhe më shumë angazhim në këtë drejtim. Afrim Blyta, Kryetar i Shoqatës së Neurologëve të Kosovës, theksoi se numri i pacientëve me sklerozë multiple krahasuar me sëmundjet e tjera është relativisht i vogël. “ Ne mendojmë që kemi rreth diku 1 mijë pacientë, këto janë më tepër vlerësime të përafërta sesa që kemi të dhëna ekzakte, por në bazë të numrit të atyre të cilët janë në regjistrin e klinikës, ky numër shkon deri në 600, normalisht ka raste kur trajtohen edhe diku tjetër dhe nuk janë pjesë e regjistrave kombëtar për trajtimin e sklerozës multiple” theksoi ai. Sipas tij, skleroza mutliple prek moshën e re, në esencë fillon në kohën kur një person i ri në fillimin e decenjës së tij të tretë dikur pas moshës 20 vjeçare, në momentin kur pritet prej tij shumë qoftë në aspektin intelektual por edhe fizik. “ Ne në Kosovë në Klinikën e Neurologjisë në kuadër të programit kombëtar për trajtimin e sklerozë multiple, kemi në dispozicion medikamentet të cilat janë më të avancuara dhe këtu jemi me standarde regjionale, për trajtimin e sklerozë multiple”, theksoi Blyta. Në anën tjetër, Jusuf Ulaj, këshilltar për shëndetësi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, e konsideroi sëmundje mjaftë serioze sklerozën multiple. Tutje ai theksoi nevojën për këta pacientë edhe në aspektin psikologjik. “Konsideroj se është mjaftë e rëndësishme që pacientët tanë me një sëmundje mjaftë serioze të shohin që ne bashkërisht, mendojmë për problemin e tyre që është problem mjaftë serioz dhe problematik. Pra, prezenca jonë është një mbështetje e madhe psikologjike, për ata pacientë të cilët përpos problemit organik që kanë në faza të avancuara invaliditeti dhe vdekja e hershme është edhe mbështetja e shëndetit të tyre mental i cili gjithmonë është i atakuar” përfundoi Ulaj. Valbon Krasniqi, drejtor i Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, tregoi se ShSKUK ditën e djeshme ka lansuar programin elektronik të menaxhimit. “Do të bëjmë çmos që vitin e ardhshëm të fusim në projekt shtimin apo zgjerimin e kapaciteteve me shtretër për Klinikën e Neurologjisë”, potencoi ai. Nexhmedin Shala, specialist i neurologjisë shpjegoi kronologjikisht zhvillimet nëpër të cilat ka kaluar Klinika e Neurologjisë, duke sqaruar edhe avancimet që janë bërë në Klinikën e Neurologjisë për trajtimin e pacientëve me Sklerozë Multiple.

Fotografite e bashkangjitura