• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

QKMP-Gjakovë, ofroi mija shërbime për tre muaj

Në Qendrën Kombëtare të Mjekësisë së Punës në Gjakovë, gjatë periudhës janar-mars 2022 janë ofruar mijëra shërbime mjekësore për pacientët me probleme të ndryshme shëndetësore.

Gjatë kësaj kohe, janë kryer 5 mijë e 823 vizita ambulantore, 9 mijë e 337 vizita diagnostike dhe 455 shërbime tjera apo të veçanta. Sa i përket shërbimeve laboratorike, janë realizuar 24 mijë e 560 analiza për 1 mijë e 921 pacientë.