• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Delegacioni i shtetit turk interesohet për investime në bunkerin e Onkologjisë

Kryesuesja e Bordit Drejtues të ShSKUK-së, Aida Rexhepi dhe drejtori i përgjithshëm, Valbon Krasniqi, kanë pritur në takim një delegacion nga Turqia, në shoqërim të së cilit ishte edhe deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Duda Bale dhe Jakuta Haskuka, koordinatore ndërmjet dy shteteve. Në takim ishte prezent edhe Almir Veliji, zëvëndësministër i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal.

Gjatë takimit me Ordus z.Yalcin Topcu, këshilltar kryesor i Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, si dhe deptetin Metin Gundogdu, është biseduar në lidhje me mundësitë e investimit të shtetit të Turqisë, përmes TIKA-s turke, në Institutin e Onkologjisë, përkatësisht në bunkerin e ri. Kryesusja e Bordit Drejtues, Aida Rexhepi, pasi ka falënderuar delegacionin për vizitën, ka shprehur bashkëpunimin dhe përkrahjen e Bordi Drejtues, për realizim të projekteve të reja. Drejtori Krasniqi para delegacionit nga Turqia prezantoi punën që bëhet në Klinikën e Onkologjisë, duke përmendur edhe nevojën që ka kjo klinikë për investime shtesë në bunkerë, meqë është rritur numri i pacientëve dhe përkundër investimeve të bëra së fundmi. Ai tregoi se brenda dite në Onkologji, kemioterapinë e marrin 200 deri në 250 pacientë, kurse një numër i madh i tyre i nënshtrohen edhe radioterapisë dhe brahiterapisë, e cili shërbim është funksionalizuar në QKUK. Yalcin Topcu, deputet dhe këshilltar i parë i presidentit të Turqisë tha se kanë pranuar kërkesën përmes deputetes Duda Bale për investime, duke shtuar se shteti turk është duke shqyrtur mundësitë që përmes TIKA-s, të përkrahë realizimin e bunkerit në Klinikën e Onkologjisë. Po ashtu, edhe deputeti Gundogdu premtoi angazhmet konkrete që po bëhen në Turqi për të mbështetur realizimin e këtij projekti. Delegacioni nga Turqia, i shoqëruar nga drejtori i ShSKUK-së dhe kryeuesja e Bordit Drejtues, kanë vizituar Klinikën e Onkologjisë dhe janë njohur për së afërmi me punën që bëhet në këtë klinikë dhe nevojën për investime të reja.

Fotografite e bashkangjitura