• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

QKUK: Përurohet Kuzhina e rinovuar nga ShBA

Është bërë përurimi i rinovimit të kuzhinës në Qendrën Klinike Univerësitare të Kosovës, i mbështetur nga Komanda e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Europë (European Command- EUCOM) përmes programit për Ndihmë Humanitare (Humanitarian Assistance) dhe Zyrës për Bashkëpunim dhe Mbrojtje (Office of Defence Cooperation) në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë.

Projekti kap vlerën 730 mijë dollare dhe përmes tij është bërë rinovimi I gjithë hapësirës së brendshme, duke përfshirë: dyert dhe dritaret, dyshemenë, muret, tavanet, rrejtin elektrik, rrjetin hidraulik-sanitar, ventilimin dhe pajisjet për kuzhinë. Në këtë ceremoni mori pjesë ushtruesja e detyrës së drejtorit të SHSKUK-së, Pranvera Zejnullahu- Raçi, zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha, ndërsa nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, Nenkolonel Ryan D. Conley, shef i Zyrës për Bashkëpunim në Mbrojtje dhe Fisnik Dobra, shef i Sektorit të Ushqimit dhe Servimit në QKUK.

Fotografite e bashkangjitura