• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

SHSKUK dhe FSK me Memorandum​ të bashkëpunimit

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës kanë nënshkruar një Memorandum të përbashkët bashkëpunimi.

Memorandumi i Mirëkuptimit është nënshkruar​ ndërmjet​Qendrës Mjekësorë të Forcës së Sigurisë së Kosovës( QMFSK) dhe Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK). Memorandumin e nënshkruan dr. Basri Sejdiu, drejtor i SHSKUK dhe dr. Shkelzen Syla, drejtor i QMFSK-së, në shoqërim të gjeneral Enver Cikaqi, zëvëndëskomandant i FSK. Ky Memorandum ka për qëllim bashkëpunimin e​ palëve lidhur me funksionalizimin e shërbimeve specialistike mjekësore në Qendrën Mjekësore të FSK-së, për një periudhë një (1) vjeqare sipas kushteve të parapara në këtë marrëveshje. Përmes këtij Memorandumi SHSKUK merr përsipër të përkrahë dy (2) herë në muaj QMFSK,​ në realizim të shërbimeve specialistike mjekësore me personel mjekësor specialisik, teknikë dhe infermier/e, në fushën e Kardiologjisë, Pulmologjisë, Oftalmologjisë, ORL-së, Ortopedisë, Gjinekologjisë, Radiologjisë, Biokimisë, Psikiatrisë, Reumatologjisë. Gastroenterologjisë, Fizioterapisë, Pediatrisë, Endokrinologjisë. Hematologjisë, Neurologjisë, Mjekësisë sportive dhe Shërbime tjera që ofron SHSKUK, sipas mundësive dhe nevojës. Poashtu,​ SHSKUK do të ofrojë përkrahje për pjestarët e FSK-së në vizitat mjekësore që ata i realizojnë në njësitë përbërse të saj. Dy palët do të caktojnë një zyrtar përkatësisht oficer në cilësinë e pikës ndërlidhse, për të koordinuar të gjitha veprimet lidhur me sigurmin e shërbimeve shëndetësore në pajtim me këtë marrëveshje dhe autorizimet zyrtare sipas ligjit në fuqi. Personeli mjekësor, teknikët dhe infermierët nga SHSKUK do të kryejn shërbime mjekësore specialistike dy​(2) herë në muaj në QMFSK. Shërbimet mjekësore do të kryhen në objektin e QMFSK – së dhe sipas nevojës në klinikat përkatëse në QKUK ose Spitalet e Përgjithshme.