• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Raport 24 orësh nga Klinika Infektive

Në Klinikën Infektive, sot me 01/04/2020, gjenden të spitalizuar gjithsej 56 pacientë.

Prej tyre, me Covid- 19 janë gjithsej 43 raste, ndërsa janë në pritje të rezultateve për 10 raste. Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid -19 është si vijon; Nga 43 raste të sëmurë me Covid- 19, 36 të sëmurë janë në gjendje stabile, ndërsa 6 prej tyre janë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive. Një paciente ndodhet në kujdesin intensiv të klinikës dhe ka përkeqesim të gjendjes, është në ventilim mekanik. Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, të testuar pozitive me Covid -19 vazhdojnë të jenë 3 infermiere në gjendje të mirë shëndetësore, prej të cilave dy janë duke u trajtuar në klinikë ndërsa njëra është e vetizoluar në shtëpi. Raport i hartuar nga dr. Sadie Namani, specialiste -infektokoge