• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

ProCredit Bank, dhuron 25 mijë euro donacion me masa mbrojtëse kundër Covid-19

ProCredit Bank, ka dhuruar donacion në vlerë prej 25 mijë euro, me materiale mbrojtëse kundër Covid-19, për punëtorët shëndetësor të klinikave të Qendrën Klinike Universitare të Kosovës të cilët punojnë me pacientë.

Në donacion përfshihen veshje, mburoja fytyre, dezinfektues, doreza nitrile, termometra, maska dhe materiale tjera të nevojshme. Në emër të Bankës, donacionin e dorëzuan znj. Nora Raci, anëtare e Bordit menaxhues dhe Albena Çarkaxhiu, përgjegjëse për marketing dhe marrëdhënie me publikun. Ato e njoftuan drejtorin e përgjithshëm të ShSKUK-së, se Bordi menaxhues i Bankës, ka vendosur të japë këtë përkrahje me materialet e nevojshme kundër Covid-19, me qëllim që punëtorëve shëndetësor të ju lehtësohet puna. Në emër të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, zyrtaret e Bankës i ka falenderuar drejtori i përgjithshëm, dr. Basri Sejdiu. Ai ka tha, se ky donacion është shumë i mirëseardhur dhe vjen në kohën më të duhur kur nevojat për material dhe masa mbrojtëse janë shumë të mëdha. Drejtori, i siguroi donatorët se përmes komsionit pranues të barnatores qendrore, materialet do të shpërndahen tek klinikat që kanë shumë nevojë.

Fotografite e bashkangjitura