• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Në SHSKUK po trajtohen 270 pacientë me Covid-19

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) njofton se bauar në raportet 24 orëshe nga klinikat e QKUK-së, por edhe 7 spitalet e përgjithshme, janë duke u trajtuar 270 pacientë me Covid-19 pozitiv.

Në klinikat e QKUK-së, ka 186 pacientë, prej tyre në Infektive 107 raste, nga to 55 me oksigjenoterapi dhe 2 raste në mjekimin intensiv me gjendje të rënduar. Në mjekësi sportive janë 15 pacientë, prej tyre 2 të intubuar, në Klinikën e Pulomologjisë 34 rastë të konfirmuara me Covid-19, që të gjitha me oksigjenoterapi. Në Spitali e Prizrenit po trajtohen 22 raste të konfirkuar me Covid-19, në Gjakovë, 19, në Pejë 29 raste në Ferizaj 5 raste, në Gjilan 5 raste, në Spitalin e Mitrovicës 3 raste dhe në Vushtrri 1 rast.