• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Drejtori Krasniqi viziton infermierin e sulmuar me thikë

Valbon Krasniqi, ushtrues i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, i shoqëruar ga Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla, Kryetari i Sindikatës së Infermierëve, Fitim Havolli, përfaqësuesi i Odës së infermierëve, Muharrem Arifi dhe Flutura Sinani, nga Shoqata për të drejtat e pacientëve, kanë vizituar sot infermierin F. B, i sulmuar dje me thikë, cili pas intervenimit kirurgjik po vazhdon trajtimin mjekësor në QKUK.

Infermieri ishte vizituar edhe ditën e djeshme, menjëherë pas sulmit. Ata gjatë vizitës shprehen keqardhje lidhur me sulmin, duke i ofruar mbështetjen e këtyre institucioneve për infemierin. Duke i uruar shërim të shpejtë, u urua që ky të jetë rasti i fundit dhe institucionet kompetente të ndërmarrin masa që sulmuesit e punëtorëve shëndetësorë të dalin para drejtësisë. Poashtu, është kërkuar mbrojtje institucionale për të gjithë punonjësit shëndetësorë. Infermieri ka gjendje shëndetësore stabile.

Fotografite e bashkangjitura