• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

ShSKUK shpall konkurs për pranimin e mbi 150 specialistëve të papunë

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, me mbështetje të Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë, ka shpallur konkursin për pranim të specialistëve të papunë. Procedimi i konkursit është bërë nga dr. Saudin Maliqi, i cili po kryen detyrën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.

Publikimi i konkursit është bërë në bazë të kërkesave nga klinikat e QKUK-së, por edhe spitalet e përgjithshme, ndërsa është marrë për bazë shpërndarja racionale e specialistëve në të gjitha rajonet e Kosovës. Për herë të parë ShSKUK ka përfshirë pranimin edhe të specialistëve për Spitalin e Përgjithshëm në Podujevë. Aplikimi mund të bëhet nga data 18 nëntor 2020 ( e mërkurë) deri me 2 dhjetor 2020. Linku i konkursit https://shskuk.rks-gov.net/DocumentsAndPublications/SinglePublication/5717