• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Prezantohet projekti për ndërtimin e Spitalit të Podujevës

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Armend Zemaj dhe Saudin Maliqi, i cili po kryen detyrën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së, kanë prezantuar projektin e sapo finalizuar për ndërtim të spitalit të Podujevës.

Në prezantim të projektit ishin edhe deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Ekrem Hyseni dhe përgjegjësi i Spitalit të Podujevës, Afrim Tahiri. Projekti detal për ndërtimin e Spitalit të Përgjithshëm të Podujevës përfshinë trajtimin dhe adaptimin e objektit ekzistues, ndërtimin e një aneksi për funksionimin si një tersi si Spitali, me sipërfaqe totale rreth 7700 m2 do të ofrojë shërbimet si: Diagnostika (Laboratorët me Radiologji), Ambulancat Specilistike, Shërbimi Emergjent, Mjekësia Interne, Kirurgji dhe Ortopedi, Gjinekologji dhe Neonatologji dhe Pediatri. Vlera e përgjithshme e projekti është mbi 9 milonë euro, objekti është projektuar sipas standardeve evropiane të ndërtimit të spitaleve dhe të objekteve shëndetësore. Ky projekt parashihet të përfundoi 3 vjet pas nënshkrimit të Kontratës.

Fotografite e bashkangjitura