• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Inaugurohet CT-ja 128-shtresore në Spitalin e Ferizajt

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, bashkë me zëvëndësministrat e shëndetësisë Dafina Gexha dhe Arsim Berisha, kanë përuruar sot Tomografinë Kompjuterizuar (CT), 128 shtresore në Spitalin e Ferizajt, teknologji e fundit moderne.

Në emër të Ministrit të Shëndetësisë Zv/Ministrja znj. Gexha theksoi rëndësinë e këtij investimi duke potencuar nevojën per avansime të mëtejme të shërbimeve shëndetësore. Edhe Zv/ministri dr. Berisha përshëndeti të pranishmit dhe mes tjerash bëri thirrje për vaksinim të popullatës. Drejtori i ShSKUK dr. Krasniqi falenderoi Ministrin Vitia dhe Zv/Ministrat për këtë investim të domosdoshëm në Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajit, duke njoftuar se Spitali i Ferizajt ishte i vetmi që deri më tani nuk kishte aparat të CT. Ai gjithashtu njoftoi se gjatë muajit tetor pritet të instalohet edhe një mamograf digjital, pjesë e e investimit në fushën e radiologjisë. Me këtë rast Drejtori Krasniqi shprehu vlerësimet për menaxhmentin dhe stafin shëndetësorë për angazhimin në menaxhimin e pandemisë COVID-19, duke ritheksuar nevojën për vaksinim dhe zbatim të masave anti-COVID. U.d. Drejtori i Spitalit të Ferizajit, u shpreh i kënaqur me këtë investim, duke thënë se kabineti i CT, po funksionalizohet për herë të parë në Spitalin e Ferizajit. Tashmë qytetarët e regjionit të Ferizajit nuk do të kenë nevojë të shkojnë më për shërbime radiologjike të CT në Prishtinë. Ky investim është bërë nga Ministria e Shëndetësisë, përmes huamarrjes nga Banka Botërore dhe i gjithë projekti përfshirë edhe adaptimin e infrastrukturës kap vlerën prej rreth 800 mijë euro

Fotografite e bashkangjitura