Spitali i Ferizajt me investime në Gjinekologji

Pas renovimeve kushte me të mira për stafin dhe pacientët
Edhe pse objekti i Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj, është i vjetër, i ndërtuar në kushte të improvizuara, përkushtimi i stafit dhe investimet e realizuara së fundmi, me përkrahje të ShSKUK-së, kanë sjellë një transformim të ndjeshëm.

Falë ndërhyrjeve të planifikuara dhe punës së vazhdueshme, Reparti i Gjinekologjisë, sot ka një hapësirë moderne, më funksionale, më të pastër, si dhe shumë më e përshtatshme për stafin dhe pacientët.
Nga vështirësitë që ishin prezente, drejt kushteve më dinjitoze, me hapësira më moderne.
“Përkundër vështirësive infrastrukturore, me përkrahjen e ShSKUK, ne kemi bërë përpjekje të vazhdueshme për të adaptuar hapësirat e vjetra dhe për t’i kthyer ato në ambiente më të denja për ofrimin e shërbimeve shëndetësore.”
Fikret Arifi, u.d. drejtor i Spitalit të Ferizajt.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors