Simpoziumi për trajtimin e sëmundjeve malinje tek fëmijët

Mjekë, infermierë dhe punonjës të tjerë shëndetësor të QKUK-së, morën pjesë në Simpoziumin shkencor “Trajtimi i sëmundjeve malinje multi disiplinore tek fëmijët”.
Gjatë Simpoziumit, kumtesat shkencore i prezantuan edhe profesorët e njohur nga Universiteti i Gracit në Austri, Prof. Wolfgang Swinger dhe prof. Emir Haxhiu, të cilët ndër vite kanë kontribuar për zhvillimin e shëndetit të fëmijëve dhe avancimin e shërbimeve në QKUK.

Të pranishëm ishin edhe drejtori i ShSKUK-së, Elvir Azizi dhe zëvendësuesi i drejtorit të përgjithshëm të QKUK-së, Osman Hajdari.

Drejtori i ShSKUK-së, falenderoi profesorët nga Austria, meqë edukimi profesional është i rëndësishëm.

Dr. Violeta Grajqevci, drejtoreshë e Klinikës së Pediatrisë, tha se falë përkrahjes nga profesorët nga Austria, shërbimet për 12 vjet janë avancuar.

Në hapje të Simpoziumit fjalë rasti mbajti edhe dr. Ardian Shefkiu, drejtor i Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve, i cili vlerësoi kontributin e profesorëve nga Austria në avancimin e shërbimeve.

Post ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors