Zëvendësuesja e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Narqize Arënliu- Hoxhaj, bashkë me drejtoreshën e Klinikës së Radiologjisë, Shkëndije Nuza, gjatë ditës së sotme, pritën në takim profesorët, Serdar Geylik, neuroradiolog intervent dhe prof. Arsida Bajram, neurolog Intervent nga Spitali Universitar Aydin në Stamboll.
Qëllimi i takimit ishte përgatitja e stafit të Klinikës së Radiologjisë dhe mbështetjen e implementimit të Qendrës së Strokut në Kosovë – Programin Nacional për strokë center.
E që në kuadër të workshop do të mbahet nesër në Telemjekësi, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, e cila është vazhdimësi e mbështetjes që po i bëhet Klinikës së Radiologjisë,
Këtë workshop e mbështesin profesionistët më eminent të Spitalit Universitar Aydin në Stamboll, një ndër qendrat e Strokut më eminente në Evropë.