Përurohen hapësirat e rinovuara të Laboratorit në Spitalin e Prizrenit

Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj, Zëvëndës drejtoreshë e përgjithshme e SHSKUK-së, Dr. Hasan Arzoallxhiu, zv. drejtor i Spitalit të Prizrenit, z. Osman Hajdari, drejtor i Administratës dhe Shërbimeve të Përbashkëta, z. Fevzi Xhemali, drejtor i Infermierisë dhe dr. Shpresa Elshani, shefe e Laboratorit, të mërkurën, kanë përuruar hapësirat e rinevuara të Laboratit në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”, në Prizren.
Prizren, 23 mars 2023
Komunikatë për medie nga Spitali i Prizrenit

Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj, Zv. drejtoreshë e përgjithshme e SHSKUK-së, para mediave ka premtuar angazhimin për investime në të gjitha njësitë përmërëse të SHSKUK-së me qëllim të përmirësimit ambientit dhe kushteve të punës dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve për pacientët

Me hapësirat e rInovuara të laboratorit janë krijuar kushtet shumë më të mira për punë për stafin e laboratorit si dhe ngitjen e cilësisë në ofrimin e shërbimeve për pacientë.

Renovimi i hapësirave të laboratorit është projekti i parë i nisur qysh në ditët e para të marrjes së detyrës së drejtoreshës së Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit, më 28 qershor të vitit 2022.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors