Komunikatë nga ShSKUK, lidhur me rastin në Spitalin e Vushtrrisë

Në lidhje me videot që po qarkullojnë në rrjete sociale, ku në komunikim me familjarët e pacientëve është i përfshirë një mjek i Spitalit të Përgjithshëm në Vushtrri, i cili komunikon me arrogancë me palët, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, sqaron se ka kërkuar urgjentisht nga menaxhmenti i Spitalit të Vushtrrisë, të trajtojë rastin dhe të merren masa urgjente, konform të gjeturave dhe legjislacionit në fuqi.
ShSKUK, në vazhdimësi përmes shkresave dhe Qarkoreve Informative, ka kërkuar nga klinikat dhe spitalet e përgjithshme, që në baza të rregullta, pacientëve që marrin trajtim shëndetësorë, por edhe familjarëve të autorizuar, t’u jepen informata nga mjekët, shefat e reparteve dhe nëse ka nevojë edhe nga drejtorët e klinikave-spitaleve të përgjithshme.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors