Ushtruesja e detyrës së drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Pranvera Zejnullahu- Raçi, qëndroi për vizitë në objektin e Mjekësisë Sportive, aty ku së fundmi ka filluar punën Qendra Kombëtare e Mjekësisë Sportive dhe po përgatiten hapësirat për vendosjen e Klinikës së Mjekëisë Fizikale me Rehabilitim.
Drejtoresha takoi dy drejtorët e njësive përkatëse dhe stafin shëndetësor e teknik, të cilët i përgëzoi për punën dhe angazhimin që po tregojnë vazhdimisht për të ofruar shërbime për sportistët.
Gjatë takimit, drejtoresha Zejnullahu-Raçi ofroi mbështetje të plotë për këto dy njësi, me qëllim të avancimit të mëtejmë të shërbimeve shëndetësore për pacientët.












