Kujdesi shëndetësor ndaj nënave dhe fëmijëve, ka qenë temë kryesore e vizitës së Bordit Drejtues dhe menaxhmentit të ShSKUK-së, në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike, Klinikën e Neonatologjisë dhe atë të Pediatrisë.
Gjatë vizitës në këto klinika, Kryesusja e Bordit Drejtues të ShSKUK-së, Agreta Gashi, bashkë me anëtarët e Bordit dhe drejtorin e ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, janë njoftuar për punën që po bëjnë këto klinika.
Në fokus të diskutimeve ka qenë funksionimi i linjës së kujdesit shëndetësor ndaj nënave, foshnjeve të porsalindura dhe fëmijëve.
Bordi Drejtues dhe menaxhmenti shprehen përkrahjen e tyre të plotë për forcim të bashkëpunimit ndërmjet këtyre klinikave, përmirësimin e kushteve të punës, furnizimin me material shpenzues dhe barna, me qëllim që kujdesi shëndetësor të jetë sa më i mirë.











