Bordi Drejtues dhe drejtori i përgjithshëm vizituan Klinikën e Kardiologjisë dhe Nefrologjisë

Në vazhdën e vizitave në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Kryesuesja e Bordit Drejtues të ShSKUK-së, Agreta Gashi bashkë me anëtarët e Bordit dhe drejtorin e përgjithshëm, Valbon Krasniqi, kanë vizituar sot Klinikën e Kardiologjisë dhe atë të Nefrologjisë në QKUK.
Gjatë takimit me drejtorët e këtyre klinikave dhe stafin shëndetësor është biseduar për punën, sfidat dhe kërkesat që kanë këto klinika.

Drejtuesit e klinikave kanë njoftuar lidhur me punën që është bërë dhe po bëhet nga klinikat, me qëllim të ofrimit sa më cilësor të shërbimeve shëndetësore.

Gjatë takimit u praqiten nevojat dhe kërkesat që kanë këto klinika për avancim të shërbimeve shëndetësore.

Bordi Drejtues dhe menaxhmenti i ShSKUK-së, ofruan pëkrkrahje dhe bashkëpunim për këto klinika, bazuar në mundësitë buxhetore dhe planin e punës të paraparë për investime gjatë vitit 2022.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors