Funksionalizohet Kabineti i Urodinamikës në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve

Klinika e Kirurgjisë së Fëmijëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka zgjeruar gamën e shërbimeve në Kabinetin e Urodinamikës, pas sigurimit të pajisjeve shtesë- donacion nga Rotary Club Prishtina New Born.
Me kompletimin e Urodinamikës, tash, në Kirurgjinë e Fëmijëve mund të bëhet edhe diagnostikimi dhe trajtimi i problemeve funksionale të traktit të poshtëm urinar dhe të zorrës së trashë.
Më herët, në mungesë të këtij shërbimi, qytetarët e Kosovës është dashur t’i dërgojnë fëmijët e tyre për trajtim jashtë vendit.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors