Ministri Sveçla dhe drejtori Krasniqi, vizituan fëmijët në Klinikën e Pediatrisë

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, bashkë me disa zyrtarë policorë, vizituan Klinikën e Pediatrisë në QKUK, me 1 Qershorit- Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.
Krasniqi tha se po bëjnë përpjekje maksimale që të ofrohen shërbime shëndetësore sa më cilësore, jo vetëm për fëmijët, por të gjithë pacientët që vijnë në QKUK.

“Ajo që më së shumti kanë nevojë sot, jo vetëm fëmijët, është shëndeti dhe siguria. Të na kenë neve afër që të kujdesemi për shëndetin e tyre, ndërsa për sigurinë, të kujdeset Policia e Kosovës. Këto dy shërbime janë esenciale për qytetarët dhe vendin tonë dhe ne do të bëjmë përpjekje që ato asnjëherë të mos mungojnë”, tha Krasniqi.

Ministri Sveçla, ndërkohë, u uroi shërim fëmijëve të sëmurë, ndërsa i siguroi ata që Policia e Kosovës është në shërbim të tyre.

“Sot është dita e fëmijëve dhe me këtë rast ne deshëm që të mbështesim familjarët që janë me fëmijë dhe tu urojmë fëmijëve shërim sa më të shpejtë dhe t’i sigurojmë që Policia është për tu shërbyer. Në të njëjtën kohë, të falënderojmë edhe ekipin e mjekëve dhe drejtorin për përkujdesjen ndaj fëmijëve”, deklaroi ai.

Post Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors