KLINIKA E MJEKËSISË FIZIKALE DHE REHABILITIMIT
1.
Përshkrimi i institucionit – Klinika e Mjekësisë Fizikale dhe Rehabilitimit
Klinika e Mjekësisë Fizikale dhe Rehabilitimit, ёshtё strukturë e vetme e kujdesit terciar shёndetёsor nё Kosovё, e cila ofron diagnostikim dhe trajtim fizikal dhe rehabilitues tё specializuar pёr patologji tё ndryshme.
Klinika e Mjekësisë Fizike dhe Rehabilitimit sot është një institucion shëndetësor i specializuar që ofron shërbime në fushën e mjekësisë fizikale dhe rehabilitimit mjekësorë, si dhe trajtimin dhe rehabilitimin e sëmundjeve të ndryshme të pacientëve të të gjitha moshave. Këtu përfshihen trajtimi i: të sëmurëve neurologjik, të sëmurëve me çrregullime në sistemin muskuloskeletor, të sëmurëve me gjendje post-traumatike dhe postoperative, të sëmurëve me sëmundje onkologjike, të sëmurëve internistik, (re)habilitimin e të porsalindurve, foshnjave dhe fëmijëve të të gjitha moshave.
Gjithashtu Klinika e MFR-së ofron shërbime të diagnostifikimit, të trajtimit fizikal dhe rehabilitues edhe në nivelin primar dhe sekondar për regjionin e Prishtinës.
Ky nivel i Mjekёsisё Fizikale dhe Rehabilitimit (MFR-sё) ofron edhe mundёsi edukative dhe profesionale pёr specializantёt e rinjё, studentёt e Fakultetit tё Mjekёsisё dhe Degёs sё Fizioterapisё, si dhe nxënësve të shkollave profesionale mjekësore.
Historiku – Kronologjia e zhvillimit të Mjekësisë Fizikale dhe Rehabilitimit
·
Fillet e para të lëmisë së Mjekësisë fizikale dhe rehabilitimit në Kosovë
datojnë nga koha e Mbretërisë Jugosllave dhe ish-Jugosllavisë.
·
Në vitin 1936 u ndërtua objekti i parë në afërsi të burimit të ujit termomineral
të “Banjës së tanishme të Pejës”, në formë të shërbimeve të “Terapisë fizikale”
e quajtur “Stacionari” dhe pastaj në vitin 1953 edhe në “Banjë të Kllokotit”.
·
MFR –
stacionar, (pas krijimit të kushteve infrastrukturore) në “Banja e Pejës, fillon në vitet e 60-a, ndërsa afërsisht 20 vite më vonë edhe në “Banja e Kllokotit”.
·
Në fillim të viteve të 70-a, në kuadër të Repartit të Kirurgjisë në Spitalin e Prishtinës, filloi të ofrohet shërbimi ambulantor i “terapisë fizikale”.
·
Forma stacionare (hospitalore) e MFR-së në QKUK, fillon në vitin 1994 me krijimin e Repartit të MFR-së në kuadër të Klinikës së Ortopedisë, me gjithsej 36 shtretër.
} Në vitin 2007 Formohet Klinika e MFR-së, e cila është rezultat i krijimit të kuadrove profesionale, dy profesor dhe 6 magjistër, të paraparë sipas Statutit të QKUK-së;
} Klinika e MFR-së në fillim të themelimit të saj, fushëveprimin e ka realizuar në kushte të rënda infrastrukturore, në disa lokacione.
} Në kuadër të klinikës ka qenë reparti me gjithsej 15 shtretër.
} Stafi profesional, sa i takon mjekëve dhe fizioterapeutëve ka qenë i mjaftueshëm, ndërsa ngecja ka qenë gjithmonë tek stafi infermieror, jashtëzakonisht i domosdoshëm për pacientët e hospitalizuar, duke pas parasysh llojet e patologjive dhe nevojën e domosdoshme për ndihmë përmes kujdesit infermieror.
} Nga tetori i vitit 2022 Klinika e MFR-së vendoset në objektin e ri, në të cilin infrastruktura është e mjaftueshme. Jemi në proces të sigurimit të paisjeve të reja dhe stafit infermieror, për realizimin e projektit të themelimit të 5 reparteve në KMFR.
} Kë klinikë veprojnë 17 mjek specialist të MFR-së/Fiziatër, 8 mjek specializant të MFR-së/Fiziatrisë, 52 fizioterapeut, 12 infermier, një administrator dhe një arkatare.
} Në kuadër të klinikës është reparti i përgjithshëm, me gjithsej 35 shtretër.
} Në repart pranohen raste transfere nga të gjitha Klinikat e QKUK-së, nga Spitalet regjionale dhe rastet me indikacion për hospitalizim pas vizitës në ambulantë specialistike të KMFR-së.
} Duke qenë i vetmi institucion terciar i këtij profili në Republikën e Kosovës, rastet janë nga më të ndryshmet, qoft për nga patologjia, mosha dhe vendbanimi.
Prandaj Klinika e MFR-së, si dhe mjekimi fizikal dhe rehabilitues janë të domosdoshme, për trajtimin professional-specialistik të të sëmurëve, parandalimin e zhvillimit të paaftësive funksionale te shumë individ, përmirësimin e kualitetit të jetës së pacientëve dhe me kosto-efikasitet.
} Shërbimet që ofron institucioni
Klinika e Mjekësisë Fizike dhe Rehabilitimit ofron shërbime mjekësore përmes shërbimit spitalor, ambulator dhe interklinik.
Në klinikë aktualisht janë 35 shtretër, të ndarë në dy reparte të përgjithshme, reparti A dhe reparti B.
Klinika e Mjekësisë Fizikale dhe Rehabilitmit, si njësi organizative e QKUK-së/ShSKUK-së, disponon me gjithsej 81 punonjës.
·
Drejtori i Klinikës: Ass.dr. Valbona Krasniqi, mr.sci, Specialiste e mjekësisë fizike dhe rehabilitimit / Fiziatër.
·
Shefe e Repartit të Hospitalizimit: Dr. Sanije Geci, Specialiste e mjekësisë fizike dhe rehabilitimit / Fiziatër.
·
Shefe e Ambulantave specialistike, Kabineteve dhe Terapisë fizikale ambulantore: Dr. Zyrafere Mustafa, specialiste e mjekësisë fizike dhe rehabilitimit / Fiziatër.
·
Kryefizioterapeuti i Klinikës: Fejzullah Ahmeti, Fizioterapeut bachelor me master
·
Kryeinfermiere e Repartit të Hospitalizimit: Sebia Nobërda, infermiere
·
Kryefizioterapeut i Terapisë Fizikale ambulantore: Xhekush Ademi, Fizioterapeut bachelor
Në Klinikë punojnë gjithsejë:
·
17 mjek – Specialist të mjekësisë fizikale dhe rehabilitimit / Specialist Fiziatër.
·
11 infermier me shkollim të lartë dhe të mesëm
·
52 fizioterapeut me shkollim të lartë dhe të mesëm.
Klinika e Mjekësisë Fizikale dhe Rehabilitimit është baza mësimore e Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës, për lëminë e Mjekësisë Fizikale dhe Rehabilitmit.
Orët teorike dhe praktike për studentët e studimeve themelore, të integruara akademike, specialistike zhvillohen nga 2 profesor dhe 4 asistentë:
1.
Prof.Asoc.dr. Ardiana Murtezani
2.
Prof.Asoc.dr. Teuta Osmani – Vllasolli
3.
Ass.dr. Bukurije Rama, mr.sci.
4.
Ass.dr. Valbona Krasniqi, mr.sci.
5.
dr. Fatime Geci, mr.sci.
6.
dr. Myrvete Maliqi
Klinika e Mjekësisë Fizikale dhe Rehabilitmit, si njësi organizative e QKUK-së/ShSKUK-së, me gjithsej 82 punonjës.
Mjekë specialist të MFR-së/Specialist Fiziatër:
1. Dr.Valbona Krasniqi – Specialist i MFR-së/Fiziatër;
2. Dr. Teuta Osmani – Specialist i MFR-së/Fiziatër;
3. Dr. Bukurije Rama – Specialist i MFR-së/Fiziatër;
4. Dr. Ardijana Sylejmani –
Specialist i MFR-së/Fiziatër;
5. Dr. Ilirjana Dallku – Specialist i MFR-së/Fiziatër;
6. Dr. Sanije Geci – Specialist i MFR-së/Fiziatër;
7. Dr. Zyrafete Mustafa – Specialist i MFR-së/Fiziatër;
8. Dr. Fatime Haxholli – Specialist i MFR-së/Fiziatër;
9. Dr. Bajram Ademi – Specialist i MFR-së/Fiziatër;
10. Dr. Florijan Shkololli –
Specialist i MFR-së/Fiziatër;
11. Dr. Fatime Geci – Specialist i MFR-së/Fiziatër;
12. Dr. Nerimane Abazi – Specialist i MFR-së/Fiziatër;
13. Dr.Besa Ibishaga – Specialist i MFR-së/Fiziatër;
14. Dr.Mirvete Maliqi – Specialist i MFR-së/Fiziatër;
15. Dr. Fitore Isufi – Specialist i MFR-së/Fiziatër;
16. Dr. Teuta Durguti – Specialist i MFR-së/Fiziatër;
17. Dr. Dëshire Fusha – Specialist i MFR-së/Fiziatër;
Infermierë:
1.
Sebija Partesh, Kryeinfermiere e Repartit te Klinikës
2.
Fahrije Kurtesh, Infermiere
3.
Lindita Heta, Infermiere
4.
Zyla Deliu, Infermiere
5.
Ardita Mustafa, Infermiere
6.
Drita Llugiqi, Infermiere
7.
Shenaj Syla, Infermiere
8.
Eltina Bahtiri, Infermiere
9.
Astrit Gerxhaliu, Infermier
10. Sovrane Sefa, Infermiere Bachelor
11. Lumnije Canolli, Infermiere
12. Xhemshit Arifi, Infermier
Fizioterapeut:
1.
Fejzulla Ahmeti, Kryefizioterapeut i Klinikës
2.
Xhekush Ademi, Fizioterapeut
3.
Ali Aliu, Fizioterapeut
4.
Llokman Ahmeti, Fizioterapeut
5.
Besim Imeri, Fizioterapeut
6.
Nafije Statovci, Fizioterapeut
7.
Muhamet Ahmeti, Fizioterapeut
8.
Adriatik Jahjaga, Fizioterapeut
9.
Bujar Zekolli, Fizioterapeut
10.
Ismet Kerolli, Fizioterapeut
11.
Shkurta Rrecaj, Fizioterapeut
12.
Valdete Tahiri, Fizioterapeut
13.
Blerta Humolli, Fizioterapeut
14.
Bajram Shyti, Fizioterapeut
15.
Dardan Gashi, Fizioterapeut
16.
Feim Gashi, Fizioterapeut
17.
Mirvete Vrajolli, Fizioterapeut
18.
Lirije Aruqi, Fizioterapeut
19.
Adem Hykolli, Fizioterapeut
20.
Kaltrina Aliu, Fizioterapeut
21.
Albinot Gervalla, Fizioterapeut
22.
Arben Krasniqi, Fizioterapeut
23.
Vlora Hoxha, Fizioterapeut
24.
Armelina Syla, Fizioterapeut
25.
Visar Bllaca, Fizioterapeut
26.
Sahadete Krasniqi, Fizioterapeut
27.
Ilirida Menxhiqi, Fizioterapeut
28.
Kosovare Tahiri, Fizioterapeut
29.
Adelina Munishi, Fizioterapeut
30.
Dafina Ajvazi, Fizioterapeut
31.
Deniz Sungur, Fizioterapeut
32.
Albulena Meha, Teknik i Fizioterapisë
33.
Arbnor Aliu, Fizioterapeut
34.
Arianit Qyqalla, Fizioterapeut
35.
Milaim Dushi, Fizioterapeut
36.
Aferdita Fazliu, Teknik i Fizioterapisë
37.
Valon Azemi, Teknik i Fizioterapisë
38.
Valon Bogiqi, Fizioterapeut
39.
Valdrin Tahiri, Fizioterapeut
40.
Mimoza Zogaj, Fizioterapeut
41.
Agron Jusufi, Fizioterapeut
42.
Kushtrim Zhjeqi, Fizioterapeut
43.
Yll Pacarizi, Fizioterapeut
44.
Festim Krasniqi, Fizioterapeut
45.
Besiana Shabani, Fizioterapeut
46.
Hajrije Zejnullahu, Fizioterapeut
47.
Dardane Mehana, Fizioterapeut
48.
Teuta Qeriqi, Fizioterapeut
49.
Gresa Gashi – Beqiri, Fizioterapeut
50.
Lorik Reqica, Fizioterapeut
51.
Lavdrim Arifi, Fizioterapeut
52.
Egzon Zejnullahu, Fizioterapeut
ORGANIZIMI I PUNËS NË KLINIKËN E MJEKËSISË FIZIKALE DHE REHABILITIMIT
Klinika për mjekësi fizike dhe rehabilitim ofron shërbime mjekësore spitalore, ambulantore dhe interklinike.
Në këtë klinikë ofrohen shërbimet për patologjitë si në vijim:
–
Trajtimi dhe Rehabilitimi i pacienteve Ortopedik-Traumatologjik,
– Trajtimi dhe Rehabilitimi i pacientëve neurologjik, psikiatrik,
– Trajtimi dhe Rehabilitimi i pacientëve pediatric dhe kirurgjik pediatric,
– Trajtimi dhe Rehabilitimi i pacientëve neurokirurgjik,
– Trajtimi dhe Rehabilitimi i pacientëve pas lëndimeve spinale,
– Trajtimi dhe Rehabilitimi i pacientëve intenziv dhe postkirurgjik – torakal, abdominal, vascular, maksiollofacial, orl, oftalmologjik;
–
Trajtimi dhe Rehabilitimi i pacientëve internistik: reumatologjik, kardiologjik, endokrinologjik, pulmologjik, etj.
– Trajtimi dhe Rehabilitimi i pacientëve onkologjik
–
Trajtimi dhe Rehabilitimi i pacienteve pas amputimit të gjymtyrëve,
– Trajtimi dhe rehabilitimi i pacientëve me lëndime të shuplakës dhe djegiet.
– Trajtimi dhe rehabilitimi si dhe aftësimi I pacientëve me nevojë për mjeket orto-protetike.
Klinika e Mjekësisë Fizikale dhe Rehabilitimit momentalisht përbëhet nga tri departamente të specializuara:
I.
Departamenti spitalor,
II.
Departamenti ambulantor dhe
III.Departamenti interklinik
I. Departamenti spitalor – Reparti i të hospitalizuarve: Shërbimi i të hospitalizuarve nënkupton trajtimin fizikal dhe rehabilitimin e të sëmurëve në repartin e klinikës. Ky shërbim për momentin është duke funksionuar si repart i përgjithshëm me gjithsej 35 shtretër dhe i ndarë në krahun A dhe B.
Jemi në proces të realizimit të projektit të planifikar të KMFR-së, sipas të cilit plan, shërbimi hospitalor do të organoizohet nëpër reparte, si në vijim:
1. Repatri i Rehabilitimit Neurologjik,
2. Reparti i Rehabilitimit Internistik (Reumatologjik, Kardiologjik
3. Reparti i Rehabilitimit Kirurgjik, Ortopedik-Traumatik dhe lëndimeve sportive,
4. Reparti i Rehabilitimit Pediatrik,
5. Reparti i Rehabilitimit të Lëndimeve Spinale,
II. Departamenti Ambulantor, Diagnostik dhe Terapeutik – nënkupton vizitat specialistike të organizuara si në vijim:
1. Shërbimi ambulantor specialistik – ku realizohen vizitat specialistike nga Mjekët Specialist të MFR-së/Fiziatër, në dy ambulanta specialistike, të cilat funksionojnë nga e hëna deri të premten me këtë orar:
E hënë:
1. Dr. Valbona Krasniqi, 08:15-11:15
2. Dr. Teuta Osmani-Vllasolli, 08:15-11:15
3. Dr. Bajram Ademi, 11:15-14:15
4. Dr. Besa Ibishaga, 11:15-14:15
E marte:
1. Dr. Ardiana Murtezani, 08:15-11:15
2. Dr. Sanije Geci, 08:15-11:15
3. Dr. Florian Shkololli, 11:15-14:15
4. Dr. Myrvete Maliqi, 11:15-14:15
E mërkurë:
1. Dr. Zyrafete Mustafa, 08:15-11:15
2. Dr. Fatime Haxholli, 08:15-11:15
3. Dr. Nerimane Abazi, 11:15-14:15
4. Dr. Fitore Isufi, 11:15-14:15
E enjte:
1. Dr. Bukurije Rama, 08:15-11:15
2. Dr. Fatime Geci, 08:15-11:15
3. Dr. Teuta Durguti, 11:15-14:15
E premte:
1. Dr. Iliriana Dallku, 08:15-11:15
2. Dr. Bajram Ademi, 08:15-11:15
3. Dr. Dëshira Fusha, 11:15-14:15
2. Shërbimi i EMNG-së – ekzaminimi dhe diagnostikimi i lezioneve të nervave periferik. Në Kabinetin e EMNG-së janë të angazhuar dr. Zyrafete Mustafa dhe dr. Fitore Isufi, me orar të punës ditëve të javës, përveç ditës së mërkurë, sipas indikacionit të pacientëve të udhëzuar nga Mjekët Specialist të fushave të ndryshme, si dhe të pacientëve të hospitalizuar në KMFR-ë apo në klinikat e tjera nëQKUK-së.
3. Shërbimi DEXA – Osteodensitometria për regjionin L/S dhe të ekstremiteteve.
Orari për ekzaminim të osteodensitometrisë –
DEXA
E hënë:
09:00 – 10:00, dr.Fatime Haxholli
11:00 – 12:00, dr.Nerimane Abazi
12:00 – 13:00, dr.Ardiana Murtezani
E mërkure:
09:00 – 10:00, dr.Iliriana Dallku
11:00 – 12:00, dr.Fatime Geci
12:00 – 13:00, dr.Florian Shkololli
E enjëte:
09:00 – 10:00, dr.Valbona Krasniqi
12:00 – 13:00, dr. Bukurije Rama
E premte:
09:00 – 10:00, dr.Besa Ibishaga
10:00 – 11:00, dr.Teuta Osmani Vllasolli
4. Shërbimi UZ – për patologjitë e sistemit osteomuskular.
Në kabinetin e UZ është e angazhuar dr. Myrvete Maliqi, me orar fleksibil.
5. Shërbimi i injektimeve intraartikulare dhe paravertebrale – nënkupton injektimin intraartikular të medikamenteve për pacientët e klinikës dhe të jashtëm.
Ky shërbim ofrohet nga dr. Bajram Ademi, me orar fleksibil.
6. Kabineti i Posturografisë – që nënkupton vlerësimin dhe evaluimin e postural që realizohet nga të gjithë Mjekët Specialistët të MFR-së/Fiziatër, me orar fleksibil.
7. Shërbimi konsultativ ortoprotetik – Ekzaminimi, diagnostikimi dhe caktimi i indikacioneve për aplikimin e ortozave dhe protezave, për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Vlerësimi dhe rivlerësimi i mjeteve ortoprotetike.
Puna konsultative në ShKOP bëhet nga të gjithë Mjekët Specialistë të MFR-së/Fiziatër, çdo të marte dhe të enjte nga ora 10:00, me orar të paracaktuar.
8. Shërbimi i terapisë fizikale ambulantore – Ky shërbim nënkupton trajtimin e pacientëve ambulantor me procedurat e modaliteteve fizikale.
Specialisti i MFR-së/Fiziatri, bënë vlerësimin, diagnostikimin, përcaktimin e indikacionit për terapi fizikale dhe përshkruan planin e tretmanit fizikal dhe rehabilitees individual. Plani i përshkruar aplikojnë nga ana e fizioterapeutit.
Procedurat terapeutike që ofrohen janë:
·
Elektroterapia,
·
Termoterapia,
·
Sonoterapia,
·
Magnetterapia,
·
Mekanoterapia,
·
Kineziterapia.
Jemi në pritje të sigurimit të paisjeve dhe aparaturave për funksionalizimin e:
o
Hidrokineziterapisë.
o
Shock Wave terapisë;
o
Laser terapisë;
o
Traksion terapisë;
III. Departamenti për Shërbim Konsultativ Specialistik Interklinik – për pacientët e shtrirë në Klinikat e QKUK-së:
Ky shërbim nënkupton trajtimin mjekësorë fizikal gjatë fazës acute / subakute, për pacientët e hospitalizuar në Klinikat e QKUK-së.
Në kuadër të Departamentit për Shërbimin Konsultativ, mjekët specialist të mjekësisë fizikale dhe rehabilitimit kryejnë ekzaminime specialistike konsultative të pacientëve të hospitalizuar në klinika të tjera të QKUK-së, pas së cilit ekzaminim, në rast indikacioni, ju përshkruhet terapia fizikale, e cila realizohet nga ana e fizioterapeutëve të KMFR-së apo fizioterapeutëve të angazhuar në klinkat gjegjëse.
Mënyra e realizimit të vizitave specialistike, ekzaminimeve dhe terapisë fizikale ambulantore
Të gjitha vizitat specialistike, hospitalizimet dhe ekzaminimet duhet të caktohen, në sportelin e klinikës.
Për caktimin e terminit, pacienti patjetër duhet ta ketë:
- Për hospitalizim – raportin specialistik i Specialistit të MFR-së/Fiziatrit me rekomandim për hospitalizim.
- Për vizitë specialistike – udhëzimin nga Mjeku Familiar;
- Për ekzaminime: EMNG, DEXA, UZ dhe Porsturografi – Raportin e mjekut specialist, i cili e ka kërkuar ekzamnimin përkatës si dhe Udhëzimin për ekzaminimin përkatës.
- Termini për terapi fizikale ambulantore caktohet me Raport specialistik të Mjekut Specialist të MFR-së/Fiziatrit.
Numrat kontaktues:
Nr.tel. +38338512820 dhe +38338512819
Foto 1. Objekti i Klinikës së Mjekësisë Fizikale dhe Rehabilitimit
Foto 2 dhe 3. Kabineti i EMNG-së
Foto 4. Kabineti DEXA, Foto 5. Kabineti i UZ-së
Foto 6 dhe 7. Kabineti i Posturografisë
Foto 8 dhe 9. Reparti i klinikës, krahu A dhe krahu B
Foto 10. Një nga dhomat e pacientëve Foto 11. Salla e takimeve profesionale
Foto 12 deri në 17. Sallat e terapisë fizikale
Foto 18 dhe 19. Hidroterapi (në pritje për funksionalizim)
KLINIKA MJEKSIA FIZIKALE DHE REHABILITIM
AMBULANTA SPECIALISTIKE E MFR-së
REPARTI I I KLINIKËS SË MFR-së
TERAPIA FIZIKALE AMBULANTORE