Rreth 1 mije shërbime emergjente gjatë vikendit të fundit në Qendrën Emergjente të QKUK-së.

Gjatë fundjavës , në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë realizuar gjithsej 967 shërbime emergjente.

Sipas kategorive të trajtimit, janë realizuar:

291 pacientë në Reanimim;

224 pacientë në Emergjencën Internistike;

179 pacientë në Emergjencën Kirurgjike;

208 pacientë në Emergjencën Ortopedike;

62 pacientë kanë marrë shërbime në Sallën e Vogël, ku janë kryer qepje, përpunim dhe pastrim i plagëve.

Ndërsa sipas natyrës së lëndimeve, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 1 raste të lëndimeve nga armët e zjarrit, 3 rast nga armët e ftohta, 5 raste të intoksikimeve (helmime), 10 persona të përfshirë në përleshje fizike, si dhe 72 persona të lënduar si pasojë e aksidenteve në trafik.

Po ashtu, në fundjavën e fundit janë realizuar 86 pranime për trajtim në klinika të ndryshme të QKUK-së, ndërsa janë regjistruar edhe 3 raste të vdekjes (exitus).

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors