Gjatë javës që lamë pas, në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës janë realizuar gjithsej 152 lindje.
Statistikat e lindjeve sipas metodës:
90 lindje spontane (natyrale).
62 lindje me operacion cezarian (S/C).
Janë regjistruar edhe 5 lindje me binjakë.
Sa i përket foshnjave, kanë lindur gjithsej 157 fëmijë, prej të cilëve 85 djem dhe 72 vajza.
Klinika e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës vazhdon të ofrojë kujdes dhe shërbime profesionale për nënat dhe të porsalindurit, duke garantuar shëndetin dhe mirëqenien e tyre gjatë gjithë procesit.