Më datë 24 gusht 2026, rreth orës 00:15, në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë pranuar dy persona, të cilët, sipas të dhënave fillestare, kanë ardhur nga rajoni i Malishevës.
Njëra prej personave të pranuar, femër, 25-vjeçare, ka arritur në Qendrën Emergjente pa shenja jete, me plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit.
Personi tjetër, mashkull, 26-vjeçar, është pranuar me plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit dhe aktualisht është duke marrë trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente. Gjendja e tij shëndetësore raportohet të jetë shumë e rëndë.
Për rrethanat dhe shkaqet e sakta të rastit, kompetente janë organet përkatëse të hetimit.
Stafi emergjent- QKUK, është duke ofruar trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe, në përputhje me procedurat në fuqi, do të bashkëpunojë me institucionet kompetente.