Gjatë fundjavës, në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë realizuar gjithsej 960 shërbime emergjente. Falë angazhimit të vazhdueshëm të ekipeve shëndetësore, është siguruar kujdesi dhe trajtimi i nevojshëm për pacientët.
Sipas kategorive të trajtimit, janë realizuar:
256 pacientë në Reanimim;
273 pacientë në Emergjencën Internistike;
167 pacientë në Emergjencën Kirurgjike;
199 pacientë në Emergjencën Ortopedike;
65 pacientë kanë marrë shërbime në Sallën e Vogël, ku janë kryer qepje, përpunim dhe pastrim i plagëve.
Ndërsa sipas natyrës së lëndimeve, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 1 rast i lënduar nga armë zjarrit, 2 raste të intoksikimeve (helmime), 4 persona të përfshirë në përleshje fizike, si dhe 61 persona të lënduar si pasojë e aksidenteve në trafik.
Po ashtu, në fundjavën e fundit janë realizuar 99 pranime për trajtim në klinika të ndryshme të QKUK-së, ndërsa janë regjistruar edhe 3 raste të vdekjes (exitus).