Ky intervenim shënon një hap të rëndësishëm në avancimin e shërbimeve shëndetësore në këtë institucion, duke mundësuar që pacientët të përfitojnë nga trajtimet ortopedike më afër vendbanimit të tyre, pa pasur nevojë të drejtohen në institucione të tjera shëndetësore.
Pas operacionit, pacientja është në gjendje të mirë shëndetësore. Ajo ka shprehur mirënjohjen e saj për menaxhmentin e spitalit dhe stafin e Klinikës së Ortopedisë, duke vlerësuar lart kujdesin, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë gjithë procesit të trajtimit.
Realizimi i këtij intervenimi është bërë nga ekipi profesional i Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, i udhëhequr nga Dr. Veprim Presheva, operator, me asistencën e Dr. Rinor Velekincës dhe Dr. Redon Jasharit, ndërsa për anestezionin është përkujdesur Dr. Kelmend Jahiri, në bashkëpunim me instrumentaren Veranda Xhymshiti dhe teknikën e anestezionit Hasime Qerimi.
ShSKUK vlerëson angazhimin dhe profesionalizmin e stafit të Ortopedisë dhe të ekipit operator të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, duke i përgëzuar për këtë arritje dhe duke u dëshiruar suksese të vazhdueshme në realizimin e shërbimeve shëndetësore.