Rezultate rekorde në Kardiologji Invazive

Rritje e numri të pacientëve dhe rezultateve
Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), përkatësisht Klinika e Kardiologjisë, ka shënuar rekord të rezultateve në fushën e Kardiologjisë Invazive për vitin 2024, duke vendosur standarde të reja në kujdesin shëndetësor të pacientëve.

Gjatë vitit 2024, u realizuan 4,078 koronarografi diagnostike, prej tyre
3,759 në QKUK dhe 319 në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit.

Po ashtu, 2,554 intervenime perkutane koronare (stentime),
2,434 në QKUK, me 3,732 stenta të vendosura, kurse 120 në Spitalin e Prizrenit, me 198 stente të vendosura.

Ky sukses tejkalon rezultatet e vitit 2023, dhe konfirmon përkushtimin e stafit të Shërbimit të Kardiologjisë Invazive për ofrimin e shërbimeve të avancuara dhe cilësore.

Shërbimi i Kardiologjisë Invazive në QKUK dhe Spitalin e Përgjithshëm në Prizren, mbeten lider në rajon, duke ofruar procedura të sigurta, efikase dhe të suksesshme për pacientët tanë.

Post ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors