Bordi Drejtues i ShSKUK përfundoi mbledhjet në institucionet dytësore shëndetësore

Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka përfunduar mbledhjet dhe vizitat e planifikuara në institucionet dytësore shëndetësore, si pjesë përbërëse e ShSKUK.
Këtë të shtunë, Bordi Drejtues, bashkë me drejtorin e përgjithshëm të ShSKUK-së, ka mbajtur takim në Qendrën per Integrim dhe Rehabilitim të Sëmurëve Psikiatrik-Shtime, Spitalin e Përgjithshëm- Ferizaj dhe Qendrën Profesionale të Shëndetit Mendor me Shtepitë për Integrim- Ferizaj.

Gjatë takimit në këto institucione, janë diskutuar dhe prezantuar raportet e punës së këtyre institucioneve, e poashtu është analizuar shfrytëzimi i kapaciteteve të punës, përfshirë hapësirat, personelin dhe pajisjet mjekësore.

Bordi Drejtues, pas përfundimit të vizitave do të bëjë një analizë te përgjithshme lidhur me gjendjen aktuale në këto institucione shëndetësore.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors