Pas ngjarjeve në veri, ngrihet gjendja e gatishmërisë në institucionet shëndetësore

Pas ngjarjeve të ndodhura në veri të Kosovës, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka ngritur gjendjen e gatishmërisë në QKUK dhe spitalet e përgjithshme.
Gatishmëria është ngritur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës dhe atë të Vushtrrisë.

Njëkohësisht, ShSKUK njofton se mbrëmë mjekët e Spitalit të Mitrovicës dhe pastaj ata të QKUK-së, kanë trajtuar policët e plagosur të cilët pas ekzaminimeve mjekësore dhe ndërhyrjeve të nevojshme janë jashtë rrezikut për jetë.

ShSKUK shpreh ngushëllime të thella për familjen e policit të vrarë dhe të plagosurve ju uron shërim të shpejtë!

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors