QKUK: Përurohet Kuzhina e rinovuar nga ShBA

Është bërë përurimi i rinovimit të kuzhinës në Qendrën Klinike Univerësitare të Kosovës, i mbështetur nga Komanda e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Europë (European Command- EUCOM) përmes programit për Ndihmë Humanitare (Humanitarian Assistance) dhe Zyrës për Bashkëpunim dhe Mbrojtje (Office of Defence Cooperation) në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë.
Projekti kap vlerën 730 mijë dollare dhe përmes tij është bërë rinovimi I gjithë hapësirës së brendshme, duke përfshirë: dyert dhe dritaret, dyshemenë, muret, tavanet, rrejtin elektrik, rrjetin hidraulik-sanitar, ventilimin dhe pajisjet për kuzhinë.

Në këtë ceremoni mori pjesë ushtruesja e detyrës së drejtorit të SHSKUK-së, Pranvera Zejnullahu- Raçi, zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha, ndërsa nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, Nenkolonel Ryan D. Conley, shef i Zyrës për Bashkëpunim në Mbrojtje dhe Fisnik Dobra, shef i Sektorit të Ushqimit dhe Servimit në QKUK.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors