Funksionalizohet Shërbimi Gjysmëintensiv, në Klinikën e Gastroenterologjisë

Në Klinikën e Gastroenterologjisë me Hepatologji të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka filluar punën Shërbimi Gjysmëintensiv, si njësi e veçantë, me të gjitha pajisjet mjekësore adekuate, në të cilin vazhdon trajtimi i pacientëve me urgjencat gastroenterologjike.
Diagnostikimi dhe trajtimi i këtyre rasteve është është shumë më i shpejtë dhe më efikas, për shkak se Klinika e Gastroenterologjisë është pajisur me aparaturën adekuate, që mundëson një përcjellje më intenzive të gjendjes së këtyre pacientëve.

Numri i urgjencave gastrointestinale është shtuar shumë, sidomos pas Pandemisë COVID- 19 dhe vetëm në 6 muajt e fundit në këtë klinikë janë trajtuar 250 pacientë me gjakderdhje gastrointestinale, të cilëve iu është kryer hemostaza endoskopike.

Post ImagePost Image
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors