Emergjenca në QKUK, 203 vizita për 24 orë

Klinika Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, bën të ditur se 203 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore gjatë 24 orëve të fundit.
Prej tyre, 50 pacientë janë trajtuar në Dhomën e Reanimimit (Dhoma e Kujdesit të Avancuar Emergjent), 30 janë mjekuar në Dhomën e Shërbimit Kirurgjik dhe 74 të tjerë kanë marrë shërbime mjekësore në Dhomën e Shërbimit Internistik.

Për 24 orë, po ashtu, janë kryer 39 vizita ortopedike dhe është ofruar tretman mjekësor edhe për 10 të lënduar në aksidente komunikacioni.

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors