ShSKUK paraqet projektet për investime tek Emiratet e Bashkuara Arabe

Kryesuesja e Bordit Drejtues të ShSKUK-së, Agreta Gashi dhe drejtori i Përgjithshëm i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, kanë pritur në takim një delagacion nga Departamenti Shëndetësor i Emirateve të Bashkuara Arabe- Abu Dabi, të cilin e përbënin, Hamad Alzabbi, Mohammed Almeheiri dhe dr. Dirk Richter.
Në takim është biseduar për mundësinë e investimeve në Spitalin “ Sheikh Zayed” në Vushtrri, por edhe projektet e tjera në nivel të ShSKUK-së.

Kryesuesja e Bordit Drejtues dhe drejtori Krasniqi, pasi kanë falenderuar për investimet e deritanishme, kanë paraqitur nevojat që ka ShSKUK për investime, me theks të veçantë investimin kapital pë ndërtimin e depos së barnave, materialit shpenzues dhe paisjeve mjekësore për ShSKUK, ndërtesën e re për Klinikën e Pulmologjisë dhe projekti i IVF në Klinikën e Gjikeologjisë.

Në takim ishin prezentë edhe ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Spitalit të Vushtrrisë, Shefkije Shatri dhe Abdullah Klinaku, të cilët paraqiten nevojat për investime në këtë spital.

Delegacioni nga Abu Dabi, vizitoi nga afër hapësirat e renovuara për IVF në Klinikën e Gjinekologjisë dhe hapësirën ku aktualisht ndodhet Shërbimi Farmaceutik në ShSKUK.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors