Bordi Drejtues dhe Drejtori i Përgjithshëm-ShSKUK, vizituan Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit

Kryesuesja e Bordit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Agreta Gecaj- Gashi, anëtarët e Bordit të SHSKUK-së dhe drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, vizituan Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, gjersa u pritën nga ushtruesi i detyrës së drejtorit, Arsim Emini, me të cilin diskutuan për sfidat dhe kërkesat e stafit shëndetësor, në funksion të krijimit të kushteve më të mira për punë dhe rritjes së cilësisë në ofrimin e shërbimeve më të mira shëndetësore.
Fillimisht, drejtori Valbon Krasniqi falënderoi stafin shëndetësor dhe teknik për punën gjatë gjithë kohës së Pandemisë.
Drejtori i SHSKUK-së foli edhe për me furnizimin me oksigjen, si dhe shtrirjen e rrjetit të munguar të oksigjenit edhe nëpër repartet tjera të spitaleve të përgjithshme, një projekt që pritet të fillojë së implementuari shumë shpejt, edhe pse me vendosjen e rezervuarve të oksigjenit, është krijuar stabiliteti i nevojshëm për furnizim të qëndrueshëm.
Ai, më tutje, theksoi edhe nevojën e krijimit të një rrjeti të depove të barnave në nivel të SHSKUK-së në të ardhmen e afërt, derisa vlerësoi se modernizimi i infrastrukturës është prioritet i SHSKUK-së, kurse nevojë imediate për spitalet e përgjithshme.
Ndërkaq, kryesuesja e bordit të SHSKUK-së, Agreta Gashi- Gecaj, e cila bashkë me drejtorin Krasniqi dhe anëtarët tjerë të bordit vizituan repartet e spitalit, falënderoi secilin punëtor shëndetësor për punën e palodhshme, angazhimin deri në vetëmohim, sidomos gjatë periudhës së Pandemisë COVID-19.
Gecaj- Gashi u zotua se do të angazhohen pa kursim për implementimin e projekteve infrastrukturore të hartuara për Spitalin e Gjilanit, në mënyrë që gjendja aktuale të ndryshojë, stafi shëndetësor të ketë kushte më të dinjitetshme për punë, ndërsa pacienti të marrë trajtim mjekësor më cilësor.
Në anën tjetër, drejtori i Spitalit të Gjilanit, Arsim Emini, falënderoi menaxhmentin e SHSKUK-së për përkrahjen, në veçanti për vendimin rreth rezervuarit të oksigjenit, i cili i ka dhënë fund problemeve me furnizim atje.
Drejtori Krasniqi dhe anëtarët e Bordit të SHSKUK-së do të vazhdojnë turin e vizitave në spitalet tjera javën e ardhshme.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors