Klinika Emergjente, mbi 7 mijë pacientë për 1 muaj

Në Klinikën Emergjente gjatë muajit gusht kanë kërkuar ndihmë mjekësore 7 mijë e 215 persona, sipas raportit të punës.
Në dhomën e kujdesit të avancuar janë trajtuar 2027 pacientë, derisa ekipet mjekësore kanë kryer intervenime kirurgjike te 1353 pacientë.

Gjithashtu, gjatë kësaj kohe, kishte edhe 1 mijë e 478 raste ortopedike dhe 2080 raste internistike.

Për shkak të lëndimeve të marra nga aksidentet në komunikacion, 519 pacientë kishin nevojë për trajtim në Klinikën Emergjente.

Me udhëzim të mjekëve, 722 pacientë janë bartur në klinika të ndryshme për trajtim të mëtutjeshëm.

Post Image
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors